Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se janë diagnostifikuar 3.148 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 30.217.

Të dhënat thonë se deri më tani 1.326 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, përderisa 1.415 pacientë aktualisht trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Gjithashtu, ministria ka informuar se në 24 orët e fundit janë realizuar 21.400 teste të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të realizuara deri më tani është 202.845.

“Numri i testeve ditore së shpejti do të arrijë në 30 mijë. Vazhdon shkalla e rritjes së numrit të pacientëve të shëruar. Rritja e numrit të rasteve të reja është e ulët në krahasim me rritjen e numrit të testeve”, tha Koca.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me qendër në SHBA aktualisht në të gjithë botën ka pothuajse 1.3 milionë raste të infektuara, me mbi 71 mijë të vdekur dhe mbi 270 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Tryezë me partitë? Meta përgjigjet me batutë: Nëse nuk shkarkohem

Ndryshe nga dalja e parë ku firmosi ‘Live” dekretin që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti i Republikës, në këtë konferencë të dytë me...

Këto janë 4 frutat që kanë më shumë Vitaminë C!

Kur dëgjoni për vitaminën C, mendja juaj menjëherë shkon tek portokalli ose limoni, por këto fruta dhe perime të tjera të shijshme mbajnë po...

Notre Dame një ditë pas tragjedisë. Ç’ka mbetur nga katedralja

Zjarri i madh që shkatërroi pjesërisht katedralen e Notre Dame në Paris u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Autoritet vendase...

Së fundi

Të rihapen gjykatat, gjyqet të bëhen me protokolle shëndetësore

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normativ, propozon që të nisin gjyqet në vend, me rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ministria...

Policia ndalon 16 persona për mosrespektim të masave të qeverisë

Gjatë së hënës, Policia e Kosovës ka ndaluar apo arrestuar 16 persona për mosrespektim të masave të qeverisë. Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat...

U pezullua nga detyra, Luan Daci vendosi për 84 gjyqtarë e prokurorë, mes tyre Zaganjorin e Dedjan.

Opozita ka shkuar në tryezën e reformës zgjedhore me propozime konkrete që synojnë të largojnë partitë nga korrupsioni politik, t’i emancipojnë ato me pjesëmarrjen...