Turqi, rrëzohet një avion ushtarak transportues

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një deklaratë ka njoftuar se një avion ushtarak transportues i tipit CN-235 CASA është rrëzuar pasi është nisur nga qyteti Eskisehir.

“Avioni ushtarak transportues i tipit CN-235 CASA në bordin e të cilit ndodheshin dy pilotë dhe një teknik, pasi është ngritur nga komanda qendrore e aviacionit nr.1 në qytetin Eskişehir për fluturime trajnuese të planifikuara ka humbur kontaktet me radarin dhe menjëherë janë nisur punimet e kërkim shpëtimit. Në afërsi të rajonit të liqenit Egirdir tek rrënojat e avionit janë gjetur trupat e tre punonjësve tanë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, ku dhe shprehen ngushëllimet për dëshmorët e rënë.

Gjithashtu edhe prefekti i qytetit Isparta ku është rrëzuar avioni, Şehmus Günaydın, në një deklaratë për AA në lidhje me avionin e rrëzuar është shprehur: “Fatkeqësisht kemi 3 dëshmorë të rënë. Ende nuk kemi informacion në lidhje shkakun e rrëzimit të këtij avioni trajnues. Në vendin e ngjarjes është dërguar edhe një helikopter i Forcave Ajrore të Turqisë. Shprehim ngushëllimet për të rënët”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi