Turqi, rrëzohet një avion trajnimi, 1 i vdekur dhe 2 të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një avioni civil trajnues në provincën Antalya në jug të Turqisë.

Avioni është rrëzuar në lokacionin Sorgun në qytezën Manavgat të Antalya-s, tha për AA guvernatori Münir Karaloğlu, i cili njoftoi për një person të vdekur dhe dy të tjerë me lëndime të rënda.

“Avioni civil i trajnimit ka rënë në lokacionin Sorgun në afërsi të Stadiumit të Manavgat-it. Fatkeqësisht, kemi një të vdekur dhe dy të lënduar rëndë. Ekipet shëndetësore të thirrura përmes kodit të kuq kanë arritur deri te të lënduarit. Janë duke i zhvilluar të gjitha punimet e nevojshme. Ende nuk ka informacione mbi arsyet e rënies së avionit. Kjo do të dihet pas ekspertizës”, tha Karaloğlu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi