Turqi, për 11 muaj pezullohen mbi 1.500 ushtarakë

Gjithsej 1.553 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO janë pezulluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në 11 muaj e fundit.

“Rreth 879 janë shkarkuar nga armata, 242 janë pezulluar nga marina, ndërsa 432 nga forcat ajrore”, njoftuan burimet e sigurisë.

Për shkak të lidhjeve me FETO-n, u janë hequr gradat 151 personave të pensionuar ushtarakë.

FETO dhe lideri i saj Fetullah Gulen i cili jeton në SHBA, qëndrojnë prapa tentimit për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin humbën jetën 251 persona, ndërsa thuajse 2.200 u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi