Turqi, neutralizohen 10 terroristë të PKK-së

Të paktën dhjetë terroristë të PKK-së janë “neutralizuan” gjatë operacioneve në provincën lindore Bitlis të Turqisë, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në njoftim, ministria tha se operacioni është kryer në një zonë rurale të rajonit Hizan të Bitlis.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, mbi 40.000 njerëz janë vrarë, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi