Turqi, në operacionet kundër DEASH-it 55 të arrestuar

Në operacionet anti-terroriste të kryera në Stamboll u arrestuan 45 të huaj.

Ekipet e Departamentit të anti-terrorit kryen operacione të njëkohshme në 12 adresa në shtatë rrethe. Operacionet u nisën për shkak të dyshimeve se në emër të DEASH-it planifikohen aktivitete terroriste.

Në operacione të ngjashme të kryera në Izmir, u arrestuan 10 persona nga 11 sa kërkoheshin nga Prokuroria për arrestim. Kërkimet vazhdojnë edhe për një person.

Gjatë bastisjeve në këto dy qytete, u konfiskuan një numër i madh dokumentesh dhe materiale digjitale./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi