Turqi, ndalohen mbi 400 migrantë pa dokumente

Të paktën 406 migrantë pa dokumente u ndaluan sot në Turqi.

Burimet, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve në bisedimet me mediat, theksuan se ushtarët dhe forcat e xhandarmërisë ndaluan 213 migrantë pa dokumente në provincën perëndimore Edirne.

Migrantët janë me origjinë iraniane, algjeriane, egjiptiane, eritrease, palestineze, siriane, boshnjake, pakistaneze dhe afgane, shtuan burimet.

Veçmas, policia ndaloi 193 migrantë të tjerë pa dokumente në provincën lindore Erzurum, theksuan burimet.

Migrantët përfshinin shtetas afganë dhe pakistanezë, të cilët kishin ecur për shumë ditë.

Ahmet Nazari, një nga migrantët, për AA tha se trafikantët në Iran ua morën të gjitha paratë dhe i dërguan në këmbë në Turqi.

“Kemi udhëtuar për nëntë ditë, kemi vuajtur shumë së bashku me fëmijët”, shtoi ai.

Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Europë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi