Turqi, hapet hotel për macet: pse dhe si funksionon

Një hotel për macet u hap në Bursa të Turqisë. Aty  ofrohen të gjitha kushtet për ato mace pronarët e të cilave nuk kanë ku t’i lënë gjatë pushimeve dhe festave të Bajramit.

Hoteli 32 dhomësh ishte i rezervuar plotësisht gjatë këtij Bajrami. Pronarët të cilët zgjedhin apartamente për macet, mund t’i monitorojnë 24 orë në ditë nëpërmjet kamerave të vëzhgimit të rrjetëzuara nëpërmjet një aplikacioni për telefon celular

Veterinari Cemal Kuruoglu, i cili është gjithashtu pronar macesh, tha se që nga viti 2008 ai menaxhon një dyqan për kafshë shtëpiake dhe një poliklinikë veterinare.

Ai shtoi se për një kohë të gjatë ata kanë qenë duke eksploruar trendet jashtë vendit në mënyrë që macet dhe nevojat e tyre t’i përshtasin me hapësirën që ato mund të qëndrojnë ndërsa pronarët e tyre janë në rrugë.

Kuruoglu tha se të gjitha dhomat kishin të njëjtën madhësi, por kishin përmbajtje të ndryshme.

“Në dhomën prej 50 lirash ka më shumë hapësirë ​​për të luajtur, dhe ka kamera që mbulojnë të njëjtën kohë të gjithëqoshet. Kur pronarët janë në rrugë, përmes këtyre kamerave ata mund të shikojnë kafshët e tyre. Në dhomat  40 lira, nuk ka kamera, ka më pak hapësirë ​​për lojë, por ata kanë një rrjet. Në dhomat 30 lira nuk ka kamera apo rrjete, dhe hapësira për lojë është më e vogël”, shpjegoi Kuruoglu.

Ai theksoi se veterinerët kryejnë kontrolle çdo ditë dhe i kushtojnë vëmendje të veçantë shëndetit të maceve. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi