Turqi, gra të burgosura prodhojnë “qese votimi” për zgjedhjet e vitit 2019

Më shumë se 150 gra të burgosura në Turqinë jugperëndimore janë duke punuar për të prodhuar 1.25 milionë “çanta votimi” për zgjedhjet e vitit 2019.

Gratë e burgosura në Burgun e Hapur të Grave të Bozkurt-it në provincën Denizli, që vuajnë dënime të ndryshme, janë duke punuar legalisht nën politikën e sigurimeve shoqërore, bëri të ditur Meltem Babaoglu, drejtuesja e burgut.

“Prodhimi i 1.25 milionë qeseve zgjedhore që kërkohen në vitin 2019 është duke u zhvilluar. Gratë janë duke punuar në një fabrikë tekstili të vendosur brenda hapësirave të burgut dhe paguhen për punën e tyre”, tha Babaoglu.

Ajo shtoi se gratë e burgosura po rehabilitoheshin në mënyrën që ata të mund të kontribuojnë pozitivisht në shoqëri derisa të mbarojnë dënimet. Babaoğlu tha se disa gra po punojnë në prodhimin e tekstileve dhe disa në prodhimin e ushqimit.

Në punëtori prodhojnë çarçafë shtretërish, peshqir, batanije, produkte leshi e pambuku dhe perde. Produktet janë duke u përdorur nga disa institucione publike, përfshirë Komandën e Gardës Bregdetare të Stambollit, Komandat e Grupit të Furnizimit Detar të Stambollit dhe Iskenderun-it, Spitalit Shtetëror të Ankarasë , shtëpinë e Gjykatës Antalia, prokuroritë publike dhe shtëpitë e mësuesve nëpër Turqi.

Babaoglu shtoi se të gjitha qeset zgjedhore që nga viti 2005 janë prodhuar nga gratë e burgosura./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi