BOTA

Turqi, burg i përjetshëm për 12 persona lidhur me grusht shtetin

Spread the love

12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar me akuzën për “shkelje të kushtetutës” në rastin e “grushtit kryesor” në Stamboll në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka shpallur vendimin e saj në lidhje me çështjen gjyqësore të zhvilluar sot në pallatin e drejtësisë në Stamboll.

Në këtë kuadër trupi gjykues me akuzat “përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues duke përdorur forcë dhe dhunë”, “përpjekje për të përmbysur kuvendin e Turqisë dhe për të penguar ushtrimin e detyrës”, “kryerja e funksionit si drejtues në organizatë terroriste” dhe “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur” ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm për 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO./Rtv Drita/

Related posts

Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi

dritatv

Këshilltari i Trumpit takohet me ambasadorin turk në Washington

dritatv

Feltman, zyrtari i parë i OKB-së që do të vizitojë Korenë e Veriut pas 6 vitesh

dritatv

Leave a Comment