Turqi, arrestohen 31 shtetas të huaj lidhur me DEASH-in

Së paku 31 shtetas të huaj janë arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në Stamboll, objektiv i së cilit ishin persona të lidhur me organizatën terroriste DEASH.

Ekipet policore të Departamentit për luftë kundër terrorizmit në Stamboll filluan aksion për arrestimi e personave që dyshohen se veprojnë për DEASH-in dhe përgatitin aktivitete të caktuara terroriste.

Gjatë bastisjes në gjashtë adresa në tre lagje të Stambollit janë arrestuar së paku 31 shtetas të huaj.

Policia po ashtu konfiskoi edhe material të konsiderueshëm dixhital dhe dokumente. Të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë transferuar në ndërtesën e policisë dhe vazhdojnë hetimet ndaj tyre./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi