TURP STUDENTËT! Nga: Albi Lushi

Turp studentëve që dalin dhe protestojnë për të drejtat e veta. Na dashkan vetting tek pedagogët! !! Po pastaj se nuk janë aty me meritë ,kanë shkollën e jetës.

Dashkërkan tarifat më të ulta! Ketu kulla, rrugë, konçesione, PPP, rikonstruksione sa të duash, leku vuuu. ..këta qahen.

Qahen se nuk paska kushte në konvikte.

Ça duhet më tepër? !

Katër faqe mur ( të zhgarravitura ) një tavan me poç,krevatë marinarësh)një raft për pesë persona dhe…dhe ç’ti duhet tjetër?!

Apo s’janë të lezetshëm kur thonë që kemi ftohtë!

Po normal që duhet të kenë.

Të dridhen që çke me të.

Posi. Arsimi kërkon sakrificë.Kërkon kalitje se çdo i mbash mend jetës së bukur studentore. Edhe vetë shtatlartësia e Tij, Cari i Shqipërisë deklaroi se mallkon postin e deritashëm dhe do donte të ishte student.

Ka vlerësim më të madh për ta?! Po hiç. Prapë në rrugë si rrugaçë. Sikur nuk kanë shtëpi,apo sikur i kanë të gjithë banesat në Astir.Si nuk u vjen zor?!

Janë të çuditshëm se nuk lejojnë as negociata!

Robi shkon në zyrë, qan hallin, hanë presionin dhe pranon kushtet. Kaq e thjeshtë. S’duan këta se me demek korruptohen. Po me pedagogët ç’patët?!

I akuzoni se pranojnë rryshfet. Vetë u ‘a jepni. Po mos ua jepni ata nuk i marrin. Shqiptarë janë dhe ata, nuk vijnë nga UFO-t. Përderisa marrin nëpunësat, drejtorat, ministrat, kryeministrat,tatimorët,doganierët, elektriçistat,hidraulikët, po këta pse mos marrin?!

Apo janë elitë këta?!

Me doktoraturë ishte ai që kërkonte interpoli. Ku qëndron problemi këtu? ! Ose seç janë ca që akuzohen për plagjiaturë. Plagjiatura vërtetë nuk të bën krijues,ama dy gjëra i mëson dhe i mban mend. Kush ka pa keq nga plagjiatura?! Verjuni ore gishtin kokës,mos fluturoni me…me ku di unë. Nuk i shihni ju studenta të dashur që ka edhe më keq se ju edhe prapë nuk protestojnë? Ja,180 lek/L çmimi karburantit(edhe cilësia mediokër ) më i larti në rajon edhe prapë nuk ngihet njeri. Juve do bëheni më të zgjuar. Keni energjinë, 17 L/kw me hidroçentrale të kohës së “Dullës” dhe shkon kosto sa 1/3 e pagës minimale të punëtorit, dhe sërish nuk çohet njeri.

Ju,rrugëve ju.

Nuk i shihni shokët tuaj?!

79% e të rinjve duan të ikin që të shohin botë me sy, ju protestoni.

Ah, se ju as për atë punë nuk bëni. Normal, se s’keni bibliotekë në shtëpi. Fiks e tha ministrja.

1001 arsye kanë shqiptarët për të dalë në protestë dhe prapë nuk dalin.

Se s’janë budallenj.

Jo si ju.

Ja hakmerret Ai! 


E thashë dhe po e them.

Turp tu vijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi