Turp që po gjykohen vetëm shqiptarët

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale do të duhej të gjykonte edhe serbët.

Sipas tij është turp për të gjithë të gjykohen vetëm shqiptarët kur dihet që kanë qenë viktima gjatë luftës dhe jo agresorë.

“Kërkojmë që ai Kuvend që e ka miruatuar, ta shfuqizojë. Edhe ne e shohim problem sepse duhet edhe pakicat. Mirëpo duhet sepse është turp që të bëhet edhe një gjykatë një etnike. Është turp edhe për bashkësinë ndërkombëtare edhe për neve si popull që mos të gjykohen krimet që i ka shkaktuar në masë të madhe Serbia si pushtuese që ka qenë në Kosovë. Quditem si i gëzohen faktit edhe analistët që të ndjeken pjesëtarët e UCK-së. Duhet bëhet pyetje kush ishte agresori dhe viktima”, tha Klinaku në një emision në Tribuna Channel./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi