Turizmi në Katundin e Vjetër. Fshati i Mirditës tërheq vizitorë të shumtë!

Pemët kanë nisur që të lulëzojnë e bashkë me to edhe turizmi në fshatin Katund i Vjetër, në Mirditë.

Pamja që ofron natyra në fshatin e vogël është fantastike dhe çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen e vizitorëve e turistëve.

Drejt Katundit të Vjetër udhëtojnë njerëz nga të gjitha zonat. Distanca e shkurtër, qetësia dhe gatimet tradicionale janë arsye për të qëndruar.

Pavarësisht bukurive të natyrës dhe mikpritjes, biznesi që ofron shërbim për turistët kërkon përmirësim të rrugës që të çon në fshat, pasi në gjendjen që është tani e përballon me vështirësi fluksin e automjeteve që udhëtojnë në këtë zonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi