Tubat e çarë të ujësjellësit; Në Bulqizë shkon në 130 numri i të intoksikuarve

Në spitalin e Bulqizës janë paraqitur edhe 15 qytetare të tjerë për të kërkuar ndihmë nga helmimi. Numri i banorëve që janë paraqitur me shenja intoksimi siç dyshohet deri tani nga uji i pijshëm shkon në 130.

Ata banojnë në lagjen e vjetër në Bulqizë, e cila furnizohet me ujë të pijshëm nga tubacionet që kalojnë nëpër galeritë e minierave të zonës D.

Në redaksinë e Top Channel janë dërguar disa video ku shfaqen tubacionet e çara, edhe pse prej ditësh si drejtoria e ujësjellësit të qytetit ashtu dhe bashkia thonë se nuk kanë njoftim për probleme.

Top Channel kërkoi të kontaktonte me drejtorinë e ujësjellësit dhe bashkinë për të pyetur mbi problemet që duken në video, por askush nuk pranoi të japë informacione.

Vetëm pak ditë më parë i intervistuar nga Top Channel, drejtori i ujësjellësit në Bulqizë deklaronte:

“Ne kemi ngritur grupet e inspektimit dhe grupet e punës. Nga ana ujësjellësit Bulqizës është verifikuar që linjat tona nuk kanë asnjë problem dhe asnjë ndërhyrje në rrjet. Po ashtu ka vijuar klorifikimi sipas grafikut”, tha më 6 maj 2019, Nedi Muça.

Banorët e dy lagjeve në Bulqizë vazhdojnë të blejnë ujë për të pirë ose të shkojnë shumë larg për ta mbushur në pamundësi ekonomike për ta blerë në dyqane.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

70% e vdekjeve në botë, nga sëmundje të parandalueshme

Edhe pse të parandalueshme, sëmundjet jo-të transmetueshme dhe kronike janë vrasësit më të mëdhenj të njerëzve në gjithë globin. Sëmundjet si ato të zemrës,...

Netanyahu: Plani i Trumpit, mundësi që kapet një herë në histori

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se plani i presidentit amerikan Donald Trump i quajtur si "Marrëveshja...

Vlorë, gjimnazistët u shërbejnë ushqim pensionistëve

Gjimnazistët e shkollës “Halim Xhelo” në Vlorë kanë gatuar dhe shërbyer ushqim për 50 pensionistë. Të moshuarit janë ftuar në shkollë dhe të rinjtë u...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...