Tsipras në Stamboll: Religjionet monoteiste duhet të bashkojnë, jo të ndajnë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras gjatë vizitës në Turqi tha se religjionet monoteiste duhet të bashkojnë, e jo të ndajnë njerëzit.

Tsipras me zëdhënësin e kabinetit të presidentit të Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın dhe patriarkun ekumenik të Konstantinopojës Bartolomeu vizituan Seminarin në Halki, Stamboll, të themeluar në vitin 1844.

Në oborrin e ish-shkollës teologjike, ata mbollën një platan dhe Bartolomeu gjatë vizitës së Tsiprasit dha një sërë dhuratash.

“Dialogu pozitiv që fillon me (presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip) Erdoğan dhe përparimi pozitiv në kthimin e pronave, sidomos fondacionet e minoriteteve, tërheqin vëmendjen: fetë monoteiste nuk duhet të ndajnë, por të bashkojnë”, tha Tsipras.

Ai shtoi se në demokracitë bashkëkohore është e rëndësishme të respektohen të drejtat e njeriut.

“Presim që dialogjet tona të realizuara gjatë disa viteve të fundit të japin rezultate. Shpresoj që të drejtat e pakicave turke dhe greke në Greqi dhe Turqi të mbrohen dhe shpresoj që vizita ime e ardhshme në këtë shkollë do të jetë me Erdoğanin dhe se do ta hapim derën e shkollës e cila është mbyllur për 48 vjet”, tha Cipras, i cili më parë vizitoi Aja Sofjen.

Patriarku Bartholomeu foli për institucionin arsimor dhe tha se më 6 shkurt, shënohet përkujtimi për Shën Fotija, themeluesin e manastirit.

“Në ditët e hershme, kemi ardhur së bashku me mësuesit dhe shënonim festën. Për fat të keq, shkolla jonë është mbyllur për 48 vitet e fundit. Sot ne e festojmë këtë ditë pa profesorë dhe studentë. Jam i sigurtë se presidenti ynë ka parasysh shkollën tonë. Ne po presim dhe shpresojmë se do të jetë një ditë e madhe dhe e rëndësishme, jo vetëm për patriarkatin, botën ortodokse dhe krishterimin, por edhe për qytetin, kulturën dhe qytetërimin tonë”, tha Patriarku.

Ai shtoi se shkolla një kohë ka pasur rëndësi të jashtëzakonshme për shkencën dhe kulturën ndërsa është mbyllur tashmë një gjysmë shekulli dhe nuk ka kuadër shkencor, as nxënës, por vetëm bibliotekën e saj të pasur duke vizituar ekspertë të rrallë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi