BOTA

Tsipras dhe Morales thirrje për “dialog në Venezuelë”

Spread the love

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka deklaruar se “e vetmja mënyrë për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në Venezuelë është nisja e dialogut mes qeverisë dhe opozitës”.

Tsipras në konferencën e përbashkët për media pas takimit me presidentin e Bolivisë, Juan Evo Morales Ayma, i cili ndodhet për vizitë në Athinë tha se: “Jemi kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake. Ne mbrojmë idenë se sovraniteti dhe demokracia për popujt janë e vetmja rrugë në interes të tyre”.

“E vetmja mënyrë për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve dhe për të parandaluar një konflikt të mundshëm të përgjakshëm të brendshëm është nisja e dialogut mes qeverisë dhe opozitës. Është i nevojshëm një kalendar kohor që çojnë në zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Tsipras duke vënë theksin se Athina mbështet zgjidhjen me dialog.

Ndërsa Morales pasi ka tërhequr vëmendjen se ndërhyrjet ushtarake ashtu sikurse në Libi dhe Irak, nuk kanë sjellë zgjidhje tha se përkundrazi këto ndërhyrje kanë eliminuar demokracinë.

“E vetmja zgjidhje është dialogu dhe vendet evropiane duhet ta mbështesin këtë”, tha Morales i cili ka bërë të ditur se opozita në Venezuelë duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me qeverinë për të gjetur një zgjidhje.

Related posts

Trump përsëri i krahason emigrantët me gjarpërinjtë

dritatv

Duterte: Kërkimet kineze në Detin e Kinës Jugore mund të shkaktojnë luftë

dritatv

Media kroate: Vdes ish-gjenerali kroat Praljak

dritatv

Leave a Comment