Tryezë me partitë? Meta përgjigjet me batutë: Nëse nuk shkarkohem

Ndryshe nga dalja e parë ku firmosi ‘Live” dekretin që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti i Republikës, në këtë konferencë të dytë me gazetarët lidhur me situatën politike në vend, iu përgjigj pyetjeve të tyre edhe më i relaksuar, sikundër u shpreh edhe vetë.

Pyetjes nëse do të inicionte një tryezë mes partive politike në funksion të gjetjes së zgjidhjeve për të kaluar ngërcin politik, Meta iu përgjigj me batutë: “ Nëse nuk shkarkohem” – tha ai, duke lënë të nëkuptohet se do e marr një veprim të tillë.

Ndëkohë duke komentuar deklaratat e kreut të qeverisë, se vendimi i tij erdhi si pasojë e frikës së reformës në drejtësi, Meta tha se frikë ka vetëm nga përgjegjësia para popullit nga detyrat që ka.
“Nëse ka një njeri që e di që unë s’kam frikë është Rama. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia para popullit dhe nga detyrat që kam. Dhe detyra që kam është shumë e lartë. Reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus  e ka falë ndërhyrjeve që kam bërë për atë konsensus se ndryshe sot Shqipëria as rekomandimin për nisje të negociatave nuk do e kishte” u shpreh Meta.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi