Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri kundër Bashës: S’ka patur presion, marrëveshje shqiptare

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje nga diplomatët e huaj për uljen e opozitës në një tryezë me maxhorancën për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për Report Tv, Gjiknuri ka hdhur poshtë pretendimet e Opozitës dhe të kryetarit Lulzim Basha, teksa u shpreh se marrëveshja mes maxhorancës dhe Opozitës ka qenë tipike shqiptare, ndërsa ndërkombëatrët kanë inkurajuar dialogun.

Dua të theksoj dicka, kjo është marrëveshje e mirëfilltë shqiptare, nuk ka pasur asnjë trysni ndërkombëtare që palët me patjetër të kishin marrëveshje, nuk ka patur asnjë rol ndërkombëtar që palët apo ndërkombëtarët të merrnin rol udhëheqës në këtë proces, përkundrazi kanë inkurajuar dialogun. Ajo cfarë u arrit është dialog i përbashkët, një reflektim i secilës palë për të gjetur mënyrë komunikimi për reformën zgjedhore. Kemi një opozitë që është në Kuvend dhe që ka vota, kemi një opozitë që ka vota popullore, njëra ka mandate kuvendi, tjetra përfaqëson elektorat të caktuar, kemi dy opozita  me të cilat do na duhet të bashkëpunojmë me të dyja për të gjetur kompromisin e përshtatshëm. Natyrshëm është më e vështirë se në mënyrë bilaterale por politika është këtu për të gjetur compromise. Unë nuk besoj se politika duhet të bëhet aq kokforte sa të vendosë kushte që po nuk miratove këtë, nuk të miratoj reformën zgjedhore. Pastaj ne natyrshëm si mazhorancë do bëjmë gjithcka kemi në dorë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, me të gjitha ato  aftësi apo kapacitete, qoftë vota apo administrative që ka mazhoranca,”- tha Gjiknuri.

Një ditë më parë, në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se marrëveshja me maxhorancën u diktua dhe u bë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, ndërsa shtoi se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa për largimin e Ramës.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Coca Cola blen plazmën e Serbisë për 260 milionë euro

“Coca-Cola” ka blerë fabrikën “Bambi” e cila njihet për prodhimin e plazamave në tregun europianë me një çmim prej 260 milionë eurosh. Sipas medieve serbe,...

Dështimi i madh në merkato, Real nxjerr në shitje sulmuesin serb

Duhet të ishte kapërcimi i madh në karrierë, por vetëm dy muaj nga transferimi te Real Madrid për 60 milion euro, Luca Jovic është...

“Fushata” e drejtësisë, prokurorë e gjyqtarë kërkojnë votën e kolegëve për në KLP e KLGJ

Siç ia kërkon ligji, edhe kryetari i Gjykatës së Lartë shpalli ditën e zgjedhjeve, nga ku do të votohet për qeverinë e gjyqësorit. Më...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...