Trump uron presidentin e ri të Meksikës

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump uroi presidentin e ri të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, për fitoren në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në fundjavë.

Trump dhe Obrador zhvilluan një bisedë telefonike që zgjati gjysmë ore.

Presidenti amerikan në një deklaratë gjatë takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte tha se me Obradorin kanë diskutuar për çështje të ndryshme si siguria kufitare, tregtia dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Amerikës Veriore (NAFTA).

Trump theksoi se “mendon që me Obradorin do të kenë marrëdhënie shumë të mira”.

Gjithashtu edhe presidenti i ri i Meksikës, Obrador në një intervistë për “da Televisa”, ka dhënë fjalën për të arritur një marrëveshje me qeverinë e Trumpit në këto kohë të paqarta kur të dy shtetet duhet të jenë në kërkim të pajtimit në çdo çështje, duke filluar nga siguria e shtetit dhe çështja e emigrimit e deri tek tregtia.

“Ne kemi kufij më të gjatë se 3.000 kilometra. Në SHBA jetojnë më shumë se 12 milionë meksikanë. SHBA-të janë partneri kryesor ekonomik-tregtar. Nuk do të përleshemi. Gjithmonë do të jemi në kërkim të një marrëveshjeje”, tha Obrador.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi