Trump reagon ndaj sulmeve në Sri Lankë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka shprehur ngushëllime pas sulmeve ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë, duke thënë se vendi i tij është i gatshëm për të ofruar ndihmë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet për popullin e Sri Lankës dhe ne jemi të gatshëm për të ndihmuar”, ka shkruar Trump në Twitter.

Si pasojë e sulmeve që kishin ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë kanë humbur jetën 207 persona, ndërsa 450 të tjerë janë plagosur.

Sot në orët e para të mëngjesit u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Pas këtyre sulmeve, sulme shpërthime ndodhën edhe në kopshtin zoologjik “Dehiwala” dhe në rajonin periferik Dematogoda të kryeqytetit Colombo.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Sri Lankës ka njoftuar se 27 nga personat që kanë humbur jetën janë shtetas të huaj. Në sulme kanë humbur jetën edhe dy shtetas turq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi