Trump: Mund të them se Irani dëshiron të takohet me ne

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se “Mund të them se Irani dëshiron të takohet me ne”.

Trump duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë lidhur me ndonjë takim me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani tha se “Mund t’iu them se Irani dëshiron të zhvillojë takime me ne”.

Ndërsa në një pyetje tjetër, Trump tha se nuk mendojnë që të vendosin Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo në postin e Këshillitarit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë pas shkarkimit të John Bolton-it.

Trump thekson se janë 15 kandidatë për postin e Bolton-it ndërkohë që në deklaratën e djeshme tha se po shqyrton 5 kandidatë për këtë post.

Përgjigje ndaj pretendimeve se Izraeli ka bërë spiunazh

Duke mbrojtur idenë e tij se detyra e Këshillitarit të Sigurisë Kombëtare është një punë e lehtë, Trump tha: “A e dini pse është e lehtë kjo punë? Sepse të gjitha vendimet i marr unë dhe nuk ka nevojë që ju të punoni”.

Lidhur me pretendimet se Izraeli në dy vitet e fudit ka vendosur përreth Shtëpisë së Bardhë dhe institucioneve kritike në Washington pajisje të inteligjencës për të përgjuar atë dhe ekipin e tij, Trump tha se “Nuk besoj se kjo është e vërtetë, por çdo gjë është e mundur”.

Presidenti amerikan ka dhënë sinjalin se është i hapur për të realizuar sërish takime me Korenë e Veriut.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Kreu i të rinjve të CDU-së gjermane: Kërkoni ndryshimin! Hapni një kapitull të ri me Europën!

Kryetari i Forumit Rinor të CDU-së Tilman Kuban, i ftuar nga kreu demokrat Lulzim Basha, në një...

Bërnabiqi e Haradinaj në një vi me deklarata, Pacolli mori vendim pa e ditur shefi

Sot, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq nga Poznani, nga ku po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi se Ramush Haradinaj i ka...

Kush bënë gjumë pak, rrezikohet nga iktusi cerebral!

Rezultate të papritura dhe alarmante kanë dalë nga një studim i ri amerikan mbi efektet e mungesës së gjumit, të prezantuara në takimin vjetor...

Së fundi

Studentët dalin sërish në protestë para kryeministrisë

Vijon edhe sot protesta e studentëve të universiteteve publike, e cila ka hyrë në ditën e dhjetë të saj. Pavarësisht motit me reshje, të rinjtë...

U arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, lirohet Aleksandër Gjoka

Lirohet këngëtari Aleksandër Gjoka, i cili u arrestua dje pasi u kap nga policia teksa drejtonte mjetin...

Roma godet në minutën e fundit, vijnë Kalinic dhe Mkhitaryan

Pasi dështoi shpesh herë në tratativat e merkatos së verës, Roma godet me dy blerje të rëndësishme në ditën e fundit. Pasi shiti Patric Schick...