Trump kërkon nga Kanadaja më shumë mjete për NATO-n

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit kanadez Justin Trudeau, në të cilën nga Kanadaja, si anëtare e NATO-s kërkon të ndajë më shumë fonde për mbrojtjen.

Agjencia kanadeze e lajmeve “Canadian Press” ka publikuar se Trump më 19 qershor i ka dërguar një letër Trudeau-t, në të cilën thekson se SHBA-të janë të zhgënjyera nga disa aleatë që kanë premtuar se do të ndajnë më shumë mjete për mbrojtje në kuadër të NATO-s.

“SHBA nuk dëshiron të mbyllë sytë para dështimeve kur është në pyetje lufta kundër problemeve të përbashkëta të sigurisë së NATO-s”, ka thënë Trump.

Ai vlerërsoi kontributin e mbrojtjes të Kanadasë në Irak, Siri, Afganistan dhe misionet paqësore të Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se ky kontribut nuk nënkupton se nuk duhet përmbushur premtimet e bëra më parë për nevojat e NATO-s.

“Kanadaja është një nga aleatët më me përvojë në mbarë botën, ndërsa pjesëmarrja e Kanadasë me fondet e saj që ndanë për mbrojtjen janë më pak se 2 për qind. Kjo rrënon sigurinë e aleancës dhe njëkohësisht nxit aleatët tjerë që nuk përmbushin obligimet për ndarjen e fondeve për NATO-n”, ka thënë Trump./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi