Trump dhe liderët e dy Koreve së shpejti mund të takohen në SHBA

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung, ka bërë të ditur se udhëheqësit e dy Koreve këtë shtator mund të takohen me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.

Kjo do të shënonte samitin e tyre trepalësh si dhe një vizitë të padëgjuar më parë nga një udhëheqës i Koresë së Veriut në SHBA.

Siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke folur me gazetarët gjatë vizitës së saj në Britani të Madhe mbi takimin e mundshëm trepalësh, Kang tha se “Nuk mund ta përjashtojmë”.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, me sa duket pranoi një ftesë nga presidenti Trump për të vizituar SHBA-në, kur pala muajin e kaluar mbajti një takim për denuklearizimin në Singapor.

Por, kritikët kanë vënë në pikëpyetje angazhimin e Phenianit për heqjen dorë nga armët e saj bërthamore duke patur parasysh mungesën e përparimit që nga takimi Trump-Kim më 12 qershor.

Kang këmbëngul se synimi i denuklearizimit të plotë të Koresë së Veriut është “pa paragjykime”, edhe nëse ajo merr kohë, duke i bërë jehonë pohimit të fundit të presidentit Trump se nuk ka “asnjë afat kohor” për Korenë e Veriun.

Ajo shtoi se përpjekjet diplomatike do të bëhen drejt një ambicie të madhe në gadishull, duke shtuar një fund formal të Luftës Koreance 1950-53 brenda këtij viti, siç u dakordua gjatë samitit ndër-korean në prill./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi