Trump: Brexit nuk ndryshon gjë mes SHBA-së dhe Britanisë

Donald Trump tha se lidhja mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është në nivelin më të lartë dhe shumë speciale, vetëm pak orë pasi deklaroi për mediat se plani i Theresa May për Brexit do të vrasë mundësinë për marrëveshje tregtare mes dy vendeve.

Por, pranë kryeministres britanike, Trump jo vetëm që nuk kurseu komplimentat për të, por tha se Brexit ishte një mundësi e jashtëzakonshme dhe se çfarëdo të bënte Britania pasi të dilte nga BE-ja, për të nuk do të kishte asnjë problem.

“Raporti mes dy vendeve tona është i domosdoshëm për kauzën e lirisë, drejtësisë dhe paqes. Shtetet e Bashkuara mezi po presin që të finalizojnë një marrëveshje tregtare mes Britaninë”, deklaroi Trump.

Në të njëjtën linjë, kryeministrja May tha se është e pamendueshme mungesa e bashkëpunimit me Britanisë dhe SHBA-së në çdo fushë, përkundrazi ky bashkëpunim do të thellohet: “Diskutuam për plane ambicioze për tregtinë dhe ramë dakord se është e mundur një marrëveshje tregtare pas Brexit”.

Por idili i konferencës për shtyp nuk u pasqyrua aspak nga pamjet në rrugët e Londrës, ku me mijëra njerëz protestuan kundër vizitës së Presidentit amerikan. Nuk mungoi as “bebja Trump” që u ngrit në fluturim mbi Parlamentin britanik. Protestat ndaj Trump do të vazhdojnë edhe të shtunën, pavarësisht se Presidenti pas çajit me Mbretëreshën, udhëton drejt Skocisë, ku do të kalojë fundjavën në resortin e golfit të presidentit.

Më pas, udhëtimi i shumëpritur drejt Helsinkit, ku Trump do të takophet me homologun e tij rus, Vladirmi Putin.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi