Trump: Asnjëherë nuk kam përmendur se kur do të sulmohet Siria

 

 

 Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka përmendur se kur do të sulmohet Siria.

“Unë asnjëherë nuk kam përmendur se kur do të sulmohet Siria. Kjo mund të jetë shumë afër, ose jo aq afër. Çfarëdo që të ndodhë, SHBA, nën qeverisjen time, ka bërë një punë të shkëlqyer për pastrimin e rajonit nga DEASH-i. Pra, ku është falënderimi për Amerikën?”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Trump dje në Twitter sinjalizoi një sulm të mundshëm në Siri dhe përdori tone të ashpra ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit kishte njoftuar se do të mbrojë Sirinë nga sulmet raketore.

“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, është shprehur Trump dje në Twitter.

Ndryshe, zhvillimet vijnë pasi forcat e regjimit të Asadit goditën disa objektiva në qytetin Duma të rajonit të rrethuar të Gutës Lindore më 7 prill, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur.

Rusia vendosi veto ndaj një projekt-rezolute të paraqitur nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që parashihte hetimin e sulmit kimik brenda kornizave të OKB-së dhe krijimin e një mekanizmi për përcaktimin e përgjegjësve.

Ndërkaq, Nikki Haley, ambasadorja e SHBA-ve në OKB, ka thënë se “SHBA do të përgjigjet ndaj sulmit me armë kimike në Siri, pavarësisht nëse KS-OKB do të ndërmarrë masa”.

Presidenti amerikan Donald Trump më herët deklaroi se në tryezë gjendet edhe alternativa ushtarake, duke shtuar se edhe presidenti rus Vladimir Putin “do të paguajë çmim” nëse ka përgjegjësi mbi sulmin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi