SHQIPERIA

Triumfi i jetës! Një tregim nga Agim Hushi

Triumfi i jetës! Një tregim nga Agim Hushi

C’emer do ti veme- e pyeti Mirela teksa e shterngonte gjithe dashuri ne duar, nipin e porsalindur!
Ishte trashegimtari i djalit te saj te vetem, Arturit dhe gezimi qe i kish pushtuar si familje ishte i madh.
Si te doni mama, iu pergjigj Ana me ze te lodhur dhe fytyre akoma te zbardhur nga lindja e veshtire por qe kishte perfunduar mire per te dy; per nenen dhe foshnjen.
Turi kishte deshire ta quanim Erlis…
Une se kam problem; si te doni i tha Ana me nje butesi femerore qe i jepte tipareve te saj te bukura nje nur engjellor!
Do ta mendojme mire ia ktheu Mirela dhe ne zemer i pikoi kujtimi i te shoqit, qe kishte vdekur para dy vitesh, por qe ajo e kishte para syve sikur te kishte ndodhur nje dite me pare…
I kujtohej ajo dite vjeshte kur i shoqi, Arbeni ishte kthyer nga puna i lodhur, i zverdhur dhe me nje dhimbje therese ne brinjen e poshtme, ne anen e djathte!
Te nesermen ishte diagnostikuar me kancer ne pankreas.
Kishte qene nje goditje e papritur per te gjithe familjen. Mirela e kishte gdhire ate nate duke qare.
Smund ta besonte se njeriu i jetes se saj mund te largohej nje dite nga jeta ashtu, aq padrejtesisht. Nuk besonte se do ta perballonte ate humbje…
Por Arbeni i kish dhene zemer dhe i kish premtuar se do ta mposhte semundjen…
Une sdo te vdes i kishte thene ai…
Kam shume per te kaluar para se te vdes…
Do martojme Turin, do rrisim femijet e tije….
Mirela ishte qetesuar dhe i kishte premtuar Arbenit se sdo qante me dhe se do ta kalonin bashke kete beteje me semundjen e eger.
Arbeni kishte filluar mjekimin dhe kimoterapine…
Muajt e pare mjekimet kishin dhene disa resultate dhe Arbeni ndihej me optimist se kurre.
Po ashtu dhe Mirela…
Por nje dite Arbenit iu kthyen dhimbjet e spazmave …
Pas analizave te tjera mjeket kishin konstatuar se metastazat ishin perhapur ne trup shume agresive…
Nje mjek i vjeter e thirri vecmas Mirelen dhe i tha me pikellim se duhej te pergatitej per me te keqen…
Arbeni kishte dhe dy tre muaj jete.
Mireles megjithse e dinte egersine e semundjes i ishte errur bota. Mezi e kishte mbajtur veten nga ky lajm.
Smund ta besonte qe njeriu i jetes se saj, dashuria e jetes se saj do te ikte nga kjo bote kaq i ri…ishte vetem 45 vjec.
Smund ta besonte se nje dit Arbeni i saje do te shtrihej ne toke dhe do te mbulohej me dhe. Se do te kthehej thjeshte ne nje plllake te mermerte!
I vershuan lotet dhe filloi te qante me denese!
Sikur ta kishte degjuar se cfare i kishte thene mjeku, papritmas Arbeni i zverdhur nga dhimbjet dhe i cfytyruar nge efekti i kimotherapise i ishte cfaqur dhe e kishte marre ne gjoksin e dobesuar nga semundja!
Mos qaje! Te premtoj se sdo ta le vdekjen te me marre…
Dhe nese do ndodhe kjo, mos harro se une jam babai i nje djali… gjaku im rrjedh ne dejet e tije…
Une do vazhdoj te jetoj edhe ne gjakun e nipave e te mbesave te mije..
Une do jem ne dashurine e tyre… do jetoj ne hapat e tyre te para, ne rritjen e tyre, ne diten e pare te shkolles dhe te mbarimit te universitetit te tyre… do jem i lumtur ne martesen e tyre…
Me beso se do te jem me ju dhe sdua tju le kurre…kjo eshte jeta!
Te premtoj…
Por pas nje muaji Arbeni mbylli syte i pafuqishem te luftonte me tej me metastazat qe e kishin pushtuar ne te gjithe trupin….
E varrosen nje dite dimri me shi dhe asaj iu duk se natyra qante nga kjo dhimbje e pamerituar…
E pa per te fundit here para se ta mbulonin me dhe nga frika se mos ishte akoma gjalle. Ishte e bindur se Arbeni sdonte te vdiste me gjithe dhimbjet e tmerrshme qe i shkaktonin metsstazat…
Javen e fundit as qetesuesit nuk kishin punuar me…
Teksa shkonte permes dhimbjeve qe i merrnin frymen ai e shikonte si per ti dhene kurajo: mbahu! Une sdo te vdes…
Por ai shkoi… Mireles nuk i dhimbte vetem ikja e tij kaq e parakoheshme por dhe humbja e betejes me semundjen qe Arbeni kishte dashur ta fitonte.
Arbeni ishte nje inxhinier i zoti. Gjithe jeten kishte punuar me projekte qe i kishte realizuar te gjitha me sukses…
Nuk e kishte pranuar kurre deshtimin…
Befas foshnja zuri te perpelitej ne krahet e saje duke nxjerre nje ze si te qare…
Jepi te pije i tha Anes dhe ia vuri foshnen tek gjoksi…
Ana e mori me kujdes dhe i biri u qetesua menjehere sa ndjeu eren e gjirit te se emes…
“ Une do jetoj ne rritjen e nipave te mije” iu kujtuan perseri fjalet e Arbenit.
Bile Mireles iu duk sikur i degjoi realisht ato fjale dhe e trembur shikoi rrotull se mos vertet dikush kishte folur.
Shikoi beben e bukur qe pinte me sy te mbyllur qumeshtin e nenes dhe befas ndjeu nje lumturi…
Ishte nipi i saj dhe i Arbenit, gjaku i te cilit rridhte ne venat e vogla…
E shikoi me nje dashuri te madhe ate krijese te vogel, e ferkoi lehte pas kokes teksa pinte dhe papritur shqiptoi:’Arbeni…
Nuk eshte emer shume i bukur por eshte vazhdimi i jetes, gjaku i nje burri te mire, fisnik, qe luftoi aq shume per jeten, i tha Anes qe e veshtroi disi me cudi…
Jo mami , iu pergjigj nusja e te birit.
Per mua eshte shume e natyrshme. Jam e lumtur qe lindi djale dhe ti veme mrin e babait… kjo eshte jeta qe vazhdon… emri eshte nje hallke formale… po gjaku i babit rrjedh ne dejet e tije dhe cdo lidhje eshte sherimi i cdo plage qe na hapin ato te aferm qe na ikin…
Jeta vazhdon pafundesisht duke plotesuar natyrshem cdo boshllek njerzor…Ligjerimi i Anes ishte mahnites dhe Mireles iu mbushen syte.
Befas ne dhome u fut Arturi me nje tufe trendafilash shumengjyresh. I la tek komodina ne ane te krevatit dhe e puthi te shoqen ne balle. Po ashtu puthi lehte ne koke te birin qe vazhdonte te pinte akoma.
Do ta quajm Arben, i tha Ana me sy gati te perlotur, e prekur dhe nga Mirela.
Vertet? Pyeti Artiri i pushtuar nga nje lumturi e fshehte…
I erdhi ta merrte ne krah dhe ta perqafonte fort te shoqen per fisnikerine e saj dhe kete lajm kaq te bukur… iu be sikur i jati kishte rilindur me kete krijese te mrekullueshme qe ajo e kishte ne gji…
Baba! i erdhi titherriste te birit … ti u riktheve me ne… !
Beni, e thirri te birin qe kishte pushuar se piri dhe e mori ne krah…
U nderruan kohet… dikur me mbaje ne krah ti, sot po te mbaje une…
E shterngoi fort ne gji dhe thelle ne shpirt ndjeu nje mirnjohje te thelle per ate bebe qe erdhi ne jete dhe i mbushi ate boshllek te madh qe i kish lene ikja te e atit. E ema iu afrua dhe hapi krahet duke i perqafuar te dy…
Anes i shpetuan ca pike loti…
Por ndihej e lumtur qe krijesa qe ajo kishte lindur ishte pothuaj kaq e shenjte! Si nje perendi e vertet e triumfit te jetes…

Nga: Agim Hushi

Related posts

Protesta e opozitës, do bllokohen 4 akse rrugore

dritatv

CEZ, harrohet në gjykatë. Zvarritet gjyqi për mashtrim me 5 milionë euro

dritatv

Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

dritatv

Leave a Comment