Tribunali i Hagës nesër jep vendimin për Karaxhiqin

Gjykata e Kombeve të Bashkuara, të mërkurën do të japë vendimin mbi ankesën e ish-kreut të serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, Radovan Karaxhiq.

Në vitin 2016, Gjykata e Hagës e dënoi Karaxhiqin me 40 vjet burg, për akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë në periudhën 1992-1995.

Pas verdiktit, ai apeloi dënimin duke kërkuar që gjykata ta shpall të pafajshëm ose lënda të shkojë në rigjykim.

Prokurorët nga ana e tyre kërkojnë dënim me burg të përjetshëm dhe akuzë të dytë për gjenocid, për rolin e tij të dyshuar të shënjestrimit të jo serbëve në të gjithë BeH-në në vitet e para të luftës.

Gjykatësit e OKB-së në Hagë e shpallën Karaxhiqin fajtor për 10 akuza nga një total prej 11 akuzash.

Radovan Karaxhiq u dënua me 40 vjet burg. Pas pesë viteve të gjykimit Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) shpalli vendimin e shkallës së parë për Karaxhiqin, të cilin Prokuroria e Hagës e ngarkoi me 11 pika në aktakuzë.

Karaxhiq u shpall fajtor për të gjitha akuzat, përveç për pikën 1 (gjenocid në Bratunac, Foça, Kljuç, Prijedor, Sanski Most, Vlasenica dhe Zvornik). Tribunali tha se ai është drejtpërdrejt përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë, por u shpall fajtor edhe në bashkim të kryer kriminal, gjatë rrethimit të Sarajevës.

Në gjykim në mënyrë të ndryshme kanë marrë pjesë 586 dëshmitarë të Prokurorisë dhe mbrojtjes. Në dosjen gjyqësore janë përfshirë më shumë se 11 mijë lëndë dëshmuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi