Tri vite që nga miratimi i Gjykatës Speciale, ende asnjë aktakuzë e ngritur

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, tri vite më parë, pikërisht më 3 gusht 2015 kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Tri vite pas ky institucion ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë./Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi