Tri variantet e Galaxy S10 sapo janë prezantuar në Twitter!

Evan Blass ka postuar një foto në llogarinë e tij në Twitter duke treguar pjesët e prapme dhe gjysmën e frontales të të tre varianteve të Samsung Galaxy S10 në mbështjellës plastike.

Ai i referohet pajisjeve si S10E, S10 dhe S10 +, nga e majta në të djathtë, në figurën e mësipërme.

Megjithatë, ai nuk konfirmoi se S10E ishte nofka e S10 Lite, duke thënë se asgjë nuk është e konfirmuar derisa pajisjet të lansohen.

Nga foto, mund të shihet se Galaxy S10E i supozuar do të ketë një konfigurim të dyfishtë të kamerës në anën e pasme, përderisa ato që mund të jenë S10 dhe S10 + që të dyja pajisen me një konfigurim të trefishtë të kamerës.

Përveç kësaj, S10+ duket të ketë vend për kamerë të dyfishtë në pjesën e përparme. S10E dhe S10 duket se kanë një rreth të vetëm të kamerës në front.

S10E me siguri do të vijë me një procesor Snapdragon 855, ndërsa variantet ndërkombëtare S10 dhe S10+ pritet të vijnë me Exynos 9820.

S10 gjithashtu mund të ketë dy opsione të ndryshme të hapësirës ruajtëse, një model prej 64GB me 6GB RAM dhe një model 128GB me 8GB RAM.

Të tri pajisjet do të njoftohen në ngjarjen Unpacked të Samsung, më 20 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi