Tri ministra me aktakuzë në Qeverinë Haradinaj

Brenda gjashtë ditëve prokuroria ka ngritur dy aktakuza ndaj dy ministrave të Qeverisë Haradinaj.

Besim Beqaj ministër i Inovacionit dhe Pal Lekaj ministër i Infrastrukturës janë dy ministrat e Qeverisë Haradinaj që do të përballen me drejtësinë.

Megjithatë, as Beqaj e Lekaj nuk janë të akuzuar për vepra penale që kanë kryer në cilësinë e ministrave të qeverisë aktuale.

Besim Beqaj akuzohet për vepra penal në aferën e njohur si ‘Klani Pronti’, ndërsa për Lekaj është ngritur aktakuzë për korrupsion në kohën sa ka qenë kryetar i Gjakovës, shkruan lajmi.net.

Përveç dy ministrave me aktakuzë të atij të PDK-së dhe AAK-së, me aktakuzë është duke u përballur edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka.

Lluka dyshohet nga Prokuroria e Shtetit se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshefit të Agjencisë për Promovimin e Investimeve, më 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakov Innovation Center”, në të cilën kishte qenë njëri prej themeluesve.

Kryeministri Ramush Haradinaj sot është pyetur nëse do ta shkarkojë ministrin Beqaj, por ai ka thënë se ende nuk njoftim zyrtarë se ndaj tij është ngritur aktakuzë./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi