• Home
  • LAJME
  • Treni niset 25 sekonda më herët, kompania kërkon falje
LAJME SHQIPERIA

Treni niset 25 sekonda më herët, kompania kërkon falje

Spread the love

Vetëm pak ditë më parë në Tiranë, pasagjerët e një autobusi debatuan me fatorinon pasi ata pretendonin se autobusi ishte vonuar 1 orë dhe vendosën të mos e paguajnë biletën.

Por krejt e kundërta ndodh në Japoni. Një kompani trenash i ka kërkuar falje udhëtarëve të saj pasi treni ishte nisur vetëm 25 sekonda më herët.

Kompania ka kërkuar ndjesë për “shqetësimin e madh” të shkaktuar te pasagjerët pasi një prej trenave të tyre në stacionin Notogawa, në Shiga, gabimisht ishte larguar më herët nga platforma.

Makinisti kishte menduar se duhej të nisej në 07:11 nga stacioni. Ai e kuptoi që po gabonte, por ishte shumë vonë. Disa prej pasagjerëve nuk e kapën dot trenin, ndërsa njëri prej tyre raportoi situatën.

Ndërsa kompania mendoi se duhej t’u kërkonte falje të gjithëve atyre që ishin prekur nga kjo situatë.

Top Channel

Related posts

Shkëputja e masivit shkëmbor, Elbasan-Tiranë ende e bllokuar

dritatv

Festat e fundvitit/ Tallja e qeverisë: Ja sa shpërblim do të marrin pensionistët

dritatv

Ahmetaj: PPP-të, shërbim për qytetarët

dritatv

Leave a Comment