Tregjet problematike në Elbasan, problem tregtimi i bulmetit dhe mishit

 

 

Kjo është rruga “Fehmi Kotherja” në Elbasan, e cila çdo ditë mbushet me tregtarë ambulantë. Pavarësisht ndërhyrjeve të Policisë Bashkiake, tregtarët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë konkurrencën në tregjet e mëdha.

 Edhe në Elbasan, problem mbetet tregtimi i bulmetit.

E kontaktuar në telefon nga Top Channel, në lidhje me gjendjen në këto tregje, Agjencia Kombëtare e Ushqimit thotë se kompetencat e kontrolleve për sa u përket ambulantëve i ka Bashkia e Elbasanit.

Në Elbasan funksionojnë 3 tregje të miratuara, ndërsa paraqet problem mungesa e një tregu për produktet e bulmetit, për shkak të kushteve specifike që kërkon ruajtja e këtyre ushqimeve.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi