Tregimi për shitësin dhe fshatarin e urtë!

Tregimi për shitësin dhe fshatarin e urtë

Në një fshat jetonte një njeri i varfër. Gruaja e tij e mblidhte kajmakun të cilën ai e shiste dhe nga ky fitim ata jetonin. Fshatari, kajmakun që e përgatiste gruaja e tij në topa prej një kilogrami ia dërgonte shitësit në treg.

Një ditë, shitësi dyshoi në peshën e kajmakut. Mori kajmakun, e vuri mbi peshore dhe e pa se pesha e tij ishte vetëm 900 gram. Aq shumë u zemëruar sa që mezi priste ta takonte fshatarin e varfër. Kur fshatari arriti, ai i bërtiti atij:

– “Unë nga ti e marr kajmakun duke besuar se ai peshon një kilogram, por kur e mata ai ishte vetëm 900 gram. Njëqind gram më pak se ajo që unë e paguaj.”
Fshatari i turpëruar uli kokën dhe tha:

“Zotëri i nderuar, unë në shtëpinë time nuk kam peshore, por nga ti kam blerë një kilogram sheqer, prandaj me masën e sheqerit unë e mas kajmakun që ta shes.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi