SHËNDETËSI

Trefishohen rastet e fruthit në botë!

Spread the love

Në tre muajt e parë të vitit 2019 në mbarë botën raportohet të jetë trefishuar numri i rasteve të fruthit krahasuar me një vit më parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se kontinenti i Afrikës ka përjetuar rritjen më dramatike me 700 për qind, ndjekur nga Evropa me 300 për qind, dhe Mesdheu Lindor me 100 për qind.

Në total në këtë periudhë u raportuan mbi 112 mijë të infektuar me virusin shpeshherë fatal, por numri mund të jetë më i madh pasi autoritetet druhen se raportohen vetëm një e dhjeta e pacientëve.

Shqipëria po ashtu ka njoftuar mbi 137 raste deri në muajin shkurt, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar u diagnostikuan mbi 1,400 pacientë.

Pasojat më të rënda janë shfaqur në vendin e varfër ishullor të Madagaskarit në Afrikë, ku 1,200 fëmijë dhe të rritur kanë humbur jetën si pasojë e mosmarrjes në kohë të vaksinës.

Virusi ngjitës i fruthit mund të merret përmes frymëmarrjes edhe dy orë pas largimit të një të infektuari nga ambientet e brendshme.

Fruthi shkakton komplikacione të rënda në mushkëritë dhe trurin e njeriut.

Vaksinat ndaj sëmundjes infektive kanë efikasitet të lartë dhe prej dy dekadash kanë shpëtuar çdo vit mbi 1 milionë jetë, por grupe të caktuara sociale vijojnë të mbeten skeptikë rreth tyre dhe madje vënë në dyshim dobinë që ato kanë tek njerëzit, kryesisht moshat e vogla.

Disa vende, si Italia apo SHBA-ja, kanë nisur ta bëjnë të detyrueshëm imunizimin e fëmijëve nga fruthi apo sëmundje të tjera infektive, duke i përballur prindërit me gjoba apo duke i mohuar arsimimin fëmijëve nën moshën 6 vjeç të pavaksinuar nga fruthi, lia apo sëmundje të tjera.

Related posts

Vitamina kundër ankthit!

dritatv

Si të mbroheni nga fertiliteti dhe pagjumësia!

dritatv

Çfarë i ndodh trupit kur ndalohet pirja e duhanit?

dritatv

Leave a Comment