“Tredhëmbëshi magjik” i jep fitoren PSG-së

Paris Saint Germain ka fituar 3-1 ndaj Angers në javën e tretë të kampionatit francez, duke kryesuar renditjen me pikë të plota.

Cavani, Mbappe dhe Neymar, 3 sulmuesit fantastikë të PSG-së, shënuan secili nga një gol për t’i dhënë 3 pikë skuadrës së tyre.

Më parë, për Angers kishte barazuar rezultatin Mangani me 11-metërsh, duke dhënë iluzionin se ndoshta miqtë mund të merrnin pikë në Paris, por në pjesën e dytë gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe PSG fitoi ndeshjen e radhës në Ligue 1./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi