Tre shqiptarë në “Eurovizion”, Bushpepa pushton skenën e provave në Lisbonë

Eugent Bushpepa e pushtoi skenën gjatë provave të para të Eurovizionit dhe ato të dytat në Lisbonë të Portugalisë, nuk mund të përbënin një ndryshim. Këngëtari shqiptar, i pari artist mashkull solo që prezanton Shqipërinë në Eurovizion në 12 vjet, ka marrë vlerësime të shumta nga kritika për interpretimin e tij.

Përgjatë 5 ditësh prova të nisura në 3 maj, në skenën e “Altice Arena” do të ngjiten 15 këngëtare, disa prej të cilëve me shansin real të kapërcejnë veten krahasuar me radhën e parë. Bushpepa këndoi i dyti pas përfaqësueses së Azerbajxhanit, duke dalë përpara vendit të planifikuar paraprakisht Islandës, ekipi i të cilës kishte mbetur i bllokuar në trafik.

Kjo ishte sidoqoftë një renditje e përkohshme dhe nuk prek radhën zyrtare. Provat e dyta mbyllen me skuadrën e vendit mikpritës, Portugalisë dhe “pesë të mëdhenjve”, siç i quan shtypi atje: Britania, Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca.

Bushpepa këndon solo, por nuk është vetëm në skenë: Ai shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muzikantësh në një interpretim që nis me sfond ngjyra të errëta të zeza e blu për të kaluar ngadalë tek tonet e ngrohta të të kuqes, të verdhës e për të mbërritur të bardhën, kur kënga mbërrin pikën kulmore të saj.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

Eleni, e cilësuar si një prej personazheve më të klikuara të momentit, e pat fshehur origjinën e saj prej frikës së diskriminimit, dhe vetëm tani vonë ka rrëfyer se quhej Entela Fureraj dhe kishte lindur në Fier./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi