Transferimi i të burgosurve; Nuk funksionon marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë

Të burgosurit shqiptarë që ishin piketuar se do të transferoheshin nga burgjet angleze drejt Shqipërisë, në bazë të marrëveshjes mes Tiranës dhe Londrës në vitin 2013, janë ende nëpër burgjet britanike. Kjo marrëveshje pritej t’i kursente taksapaguesve britanik 25 milionë sterlina. Mësohet se zyrtarë të ministrisë britanike të Drejtësisë kanë zhvilluar këto ditë me homologët e tyre në Tiranë bisedime për përshpejtimin e procesit të transferimit të të burgosurve shqiptare në Britani drejt burgjeve shqiptare.

E ideuar si një hap qe do t’i kursente buxhetit të shtetit britanik 25 milionë sterlina, marrëveshja e nënshkruar në Londër mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për transferimin e të burgosurve shqiptarë në ishull drejt burgjeve shqiptare, duket se ka dështuar sipas tabloidit “The Sun”.

“Vetëm 23 të burgosur nga 100 të piketuar janë dërguar në burgjet shqiptare, në bazë të marrëveshjes së vitit 2013. Shumë të burgosur shqiptarë e kundërshtojnë transferimin, i cili praktikisht do duhet bërë me pëlqimin e tyre, duke pretenduar për ndikimin që një transferim i tillë do ketë në të drejtat e tyre njerëzore, apo duke kërkuar azil me pretendimin se janë nga Kosova”, shkruan “The Sun” e Londrës.

Por një pjesë e të burgosurve realisht refuzojnë të kthehen në Shqipëri për të vuajtur dënimin edhe për shkak të kushteve në burgjet shqiptare krahasuar me ato britanike apo edhe nga frika për sigurinë personale kur veprat e tyre penale kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Sipas shifrave më të fundit ndodhen 716 shqiptarë nëpër burgjet britanike dhe një pjesë e madhe e tyre janë vrasës të dënuar, persona që kanë kryer vepra penale të natyrës seksuale dhe trafikant droge me dënime të gjata, ndërkohë disa kanë edhe dënime të pavuajtura nga gjykatat shqiptare për vepra penale të kryera në Shqipëri.

Gazeta “The Sun” citon ish-ministrin e Burgjeve në 2013-en, Jeremy Wright, këshilltar ligjor i Mbretëreshës, të ketë thënë se “bashkëpunimi me autoritetet nga Shqipëria ishte vendimtar në negociatat për arritjen e asaj marrëveshje”. Marrëveshja e 2013-s parashikonte edhe ngritjen e burgjeve private në Shqipëri, ndërkohë që mësohet se zyrtarë të Ministrisë britanike të Drejtësisë kanë zhvilluar këto ditë me homologet e tyre në Tiranë bisedime për përshpejtimin e procesit të transferimit të të burgosurve shqiptare në Britani drejt burgjeve shqiptare./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi