Tragjedi alpine: tre të vdekur në Mont-Blanc-un me dëborë

Ndërsa Europa është përfshirë nga një vapë përcëlluese, ka nga ata që në zemër të saj japin frymën e fundit nën dëborë. Kështu ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte në Alpet franceze, ku tre alpinistë e ndërprenë jetën pas një aksidenti në ngjitje, për shkak të këputjes së litarëve.

Lajmi u konfirmua nga Anne Martini, zyrtare e i prefekturës Chamonix-Mont-Blanc. Ajo shtoi se identiteti i viktimave është ende i panjohur.

Aksidenti thuhet se ndodhi në Domes de Miage, në një lartësi prej rreth 3,600 metrash. Zona e mbuluar me borë konsiderohet si një nga më të bukurat në masivin e Mont-Blanc, por njëherësh dhe ndër më të rrezikshmet. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi