Trafiku i drogës, Prokuroria kërkon arrestimin e 3 policëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e tre punonjësve të Policisë së Vlorës, në nivel drejtues.

Urdhri i arrestit është dhënë pas hetimeve për hashashin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Top Channel mëson se hetimi është për dosjet e hashashit në Treblovë dhe dyshimet se këta zyrtarë policie kanë favorizuar kultivimin e drogës.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për identitetin e policëve sepse procesi është në zhvillim e sipër. Top Channel i ka identitetit e policëve, por nuk mund të bëhen publikë për shkak të hetimit.
/Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi