Torres: M’u realizua ëndrra e fëmijërisë të fitoj trofe me Atleticon

Fernando Torres, futbollisti i cili karrierën e filloi në Atletico Madrid, në qëndrimin e tij të dytë në klub, dhe në prag të lamtumirës përfundimtare, ia doli të fitojë një trofe. Me emocione të dukshme pas ndeshjes finale të Liga Europa në të cilën Atletico me 3:0 mposhti francezët e Olympique Marseille, Torres tha se më në fund, iu realizua ëndrra e fëmijërisë.

“Ajo çfarë ndodhi është vështirë e shpjegueshme, pas një kohe të gjatë, m’u dha rasti të kthehem në këtë ekip të kampionëve. Kjo më bëri të mundur të realizoj ëndrrën e fëmijërisë sime, por mbi të gjitha, u ndjeva krenar që jam pjesë e këtij grupi që ndryshoi historinë e klubit. Ky është fillimi i diçkaje të madhe”, tha Torres.

“Isha me fat të luaj në klube të shkëlqyera dhe në kombëtare me gjeneratën më të mirë të futbollistëve spanjollë, por që në fëmijëri kisha një ëndër konkrete, të fitoj një trofe me klubin tim”, tha ai.

Në finalen e Liga Evropa që u luajt në Lyon, golashënues për Atleticon ishin Antoine Griezmman dy herë dhe Gabri.

Me këtë, spanjollët e Madridit fituan këtë kupë për të tretën herë.

Torres, 34 vjeç, kohë më parë bëri të ditur se në fund të sezonit, do të largohet nga Atletico, nga klubi në të cilin luajti në dy periudha të ndara, duke regjistruar 403 ndeshje dhe 127 gola.

Ai luajti edhe për anglezët e Liverpool-it dhe Chelsea-t si dhe për italianët e AC Milan.

Me kombëtaren spanjolle fitoi dy tituj të kampionit evropian dhe një botëror, në 110 paraqitje në të cilat ka shënuar 38 gola.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi