KURIOZITETE

Topi i golfit i Tiger Woods shitet për 24 mijë euro

Spread the love

Golfi është një sport për njerëz shumë të apasionuar dhe që të merresh me këtë sport është pasioni që prevalon mbi talentin. Shpesh kjo kërkon edhe guximin e një të çmenduri. Por në fakt ka edhe nga ata që janë edhe më të çmendur.

Një person shumë i apasionuar pas golfit ka blerë në ankand topin e golfit me të cilin Tiger Wood fitoi Augusta Masters në vitin 2005, për vlerën e 24 mijë euro. 36 mijë euro harxhoi një tjetër apasionat i golit për të blerë shkopin “putter” me të cilin ‘fenomeni’ fitoi në vitin 2001.

Të dyja këto objekte të çmuara kishin përfunduar në ankandin online të organizuar nga kompania e specializuar GreenJacketAuctions.com. Vlera e këtyre objekteve është vërtetë shumë e madhe, por nëse e kthen pak mbrapa ato kanë histori. Topi i golfit shëtiti në pafundësi për të mbërritur në gropën 16, kur Tiger Woods u shpall kampion në vitin 2005. Në fakt kjo nuk është hera e parë që topat e përdorur nga Tiger Woods kanë përfunduar në ankand.

Por për herë të parë përfundon në ankand një shkop(putter) që ka përdorur Woods, realizuar nga Scotty Cameron, vlera e të cilit shkoi 36 mijë euro. Scotty Cameron realizonte dy të tillë në vit dhe përveç testimit, Tiger jepte sygjerime edhe për përmirësimin e tij. Një prej shkopave të tij është shitur në një ankand në Japoni për 48 mijë euro./Top Channel/

Related posts

U ndanë për shkak të një eksperimenti, fati i rrallë i tre binjakëve në SHBA

dritatv

Përmes Teleskopit Hubble, zbulohet helium në atmosferën e një ekzoplaneti

dritatv

Mbingarkesa me informacion nuk është gjë e re: edhe Erasmus ankohej në vitin 1525

dritatv

Leave a Comment