Tomë Gashi: Dikush me qëllim po e bllokon lirimin e Sylejman Selimit!

Avokati i Sylejman Selimit Tomë Gashi ka thënë se mbajtja në paraburgim e klientit të tij është politike dhe jo ligjore.

Sipas tij ai po mbahet në burg kundërligjshëm dhe se për këtë është duke u përgatitur një kallëzim penal kundër përgjegjësve të kësaj situate.

“Për mbajtjen e kundërligjshme të Sylejman Selimit në burg është duke u përgatitur një kallëzim penal kundër të gjithë përgjegjësve që do të identifikohen për këtë skandal të qëllimshëm juridik me prapavijë politike”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi nuk beson se Selimi ka luftuar për kësi sistemi juridik të Kosovës ku pasiguria juridike qëllimisht është duke u krijuar edhe ndaj vet komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Gashi thotë se që nga 11 qershori Sylejman Selimi është duke u mbajtur në burgun e Dubravës pa asnjë të drejte dhe për këtë nuk ka asnjë arsye ligjore përveç arsyeve “të fshehta” që sipas tij eventualisht “mund t’i dijë” apo “t’i ketë shpikur” vet Gjykata më e lartë në Republikën e Kosovës për ta mbajtur at në mënyrë të kundërligjshme në burg.

“Arsye ligjore nuk ka as për ta bllokuar lirimin me kusht të Sylejman Selimit gjë që këtë herë e bëri paneli për lirimin me kusht duke kërkuar informacione nga Gjykata Supreme të cilat ne avokatët e Sylejman Selimit jemi duke i kërkuar për më tepër se 133 ditë”, ka shkruar Gashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi