Tom Doshi si Adriatik Llalla, SHBA i mbyll “derën”

Departamenti Amerikan i Shtetit denoncon publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.

Ligji parashikon që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarë të huaj janë përfshirë në korrupsion në nivele të larta, apo kanë shkelur të drejtat e njeriut, këtyre individëve dhe familjarëve të tyre të afërt nuk u lejohet të hyjnë në territorin amerikan.

Ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit të denoncojë publikisht, apo privatisht këta zyrtarë dhe anëtarë e familjeve të tyre.

Veç denoncimit publik të  deputetit Doshi, Departamenti gjithashtu denoncon publikisht bashkëshorten e tij, Xhovana Doshi dhe fëmijët e tij./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi