Tom Cruise njofton fillimin e xhirimeve të filmit ‘Top Gun’ 2

Aktori Tom Cruise është rikthyer në ballinat e lajmeve duke njoftuar vazhdimin e dytë të filmit epik “Top Gun”, të xhiruar në vitin 1986.

Aktori në fjalë publikoi sot një fotografi në Twitter, në të cilën shfaqet si piloti i marinës Pete “Maverick” Mitchell, i veshur me uniformë piloti duke shikuar drejtë një avioni luftarak.

Fotografia ka të bashkangjitur frazën “feel the need” (në filmin origjinal, personazhi të cilin e luan Cruise flet se ndjen nevojë për shpejtësi).

Cruise shkruan: #Dita1 e xhirimeve të “Top Gun: Maverick”.

Filmi është paraparë të lëshohet në treg në korrik të vitit 2019./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi