Tkurret punësimi në bujqësi, hov zhvillimi turizmi dhe ndërtimi

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, struktura e punësimit sipas sektorëve u zhvendos nga bujqësia tek shërbimet dhe prodhimi. Gjatë vitit të kaluar sektori i tregtisë dhe shërbimeve zuri 25.7 për qind te të punësuarve gjithsej, me një rritje 0.7 % rritje në krahasim me vitin 2017.

Gjithashtu pesha e sektorit të prodhimit pësoi gjithashtu rritje nëstrukturën e punësimit. Më 2018 tëpunësuarit në fabrika zonë 10.6 për qind të totalit nga 10.1 për qind që ishte një vit më parë. Sektori i ndërtimit po reflekton ekspansionin edhe në punësim teksa zuri 7 për qind të totalit.

Rënie përsa i përket peshës në totalin e të punësuarve patën sektorët e industrisë dhe të administrimit publik. Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të ushqimeve të importuara ndaj totalit të importeve.

Edhe pse vlera e shtuar në bujqësi zë rreth 20 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, Shqipëriaimporton prodhime bujqësore me shumë se sa eksporton. Në vendet e tjera të rajonit bujqësia zë një pjesë më të vogël nëekonominë totale, por siguron prodhim dhe eksporte më të larta sëShqipëria.

Duke ju referuar të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2016, Moldavia renditet e dyta pas Shqipërisë nëEuropë për madhësinë e bujqësisë me rreth 14% të totalit të ekonomisë. Në vend të tretë renditet Ukraina me 13.7%. Më pas lista pasohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlera e shtuar e bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruton në shtetin e Kosovës përgjigjet vetëm për 13.4% të gjithë ekonomisë.

Në Maqedoni vlera e shtuar në Bujqësi është sa 10% e PBB-së, në Malin e Zi 9%, ndërsa në Serbi 7.9%. Bosnja dhe Hercegovina ka vlerën më të ulët të shtuar nga Bujqësia, vetëm 7.7% të PBB të vendit.

Në shtetet e zhvilluara të Europës, bujqësia zë më pak se 5% të ekonomisë, ku niveli më i ulët regjistrohet në Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, me më pak se 1%.

87a910f5 6a4d 4fc9 8753 405e7cd04720 768x468

Paradoksi qëndron që edhe pse jemi vendi më bujqësor i të gjithë Europës, kemi peshën më të lartë tëimporteve për grup-mallrat e ushqimeve. Sipas përllogaritjeve të Monitor duke iu referuar të dhënave tëINSTAT mbi importet ndër vite, pesha e importeve të ushqimeve ndaj totalit të importeve është 11.4%. Krahasuar me dy vendet e tjera më bujqësore të rajonit, si Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë një vlerë të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve përkatëse gati dy herë më pak se i joni, pesha eimporteve të ushqimeve është më e ulët

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Këto sëmundje i shëron lakra, konsumojeni!

Familja e lakrave përfshin një lloj varietetesh jeshillëqesh e perimesh si brokoli, lakër brukseli, lakra, lulelakër, kale, rrepat etj. Këto të fundit janë minierë mineralesh...

Basha me 5 ambasadorët: Zgjedhja e Prokurorit, puç kushtetues

Partia Demokratike e zbardhi këtë të enjte takimin që Lulzim Basha pati mbrëmjen e së mërkurës me ambasadorët e 5 vendeve të Bashkimit Europian. Kreu...

Panariti jep alarmin: Bujqësia shqiptare drejt falimentit

  Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dha sot alarmin për gjendjen ku ndodhet bujqësia dhe fermerët. Sipas tij bujqësia po falimenton dhe qeveria duhet të...

Së fundi

Meta takon kryeministrin malazez. Kërkesa e Presidentit për shqiptarët

Presidenti Ilir Meta u prit sot në takim nga Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, në vijim të vizitës shtetërore në shtetin fqinj. Gjatë...

“BE-ja dëshiron një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Turqi”

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Bashkimi Europian (BE) dëshiron të shohë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në...

Festën e Krrabës, Veliaj: Kur vij këtu, fushata më ecën mbarë

Një fundjavë ndryshe, afër natyrës dhe ushqimit bio të zonës, por jo larg kryeqytetit! Krraba mikpriti sot dhjetëra qytetarë të ardhur nga Tirana dhe...