Një tjetër emër nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për Erion Picirin, i cili ka qenë kandidat për deputet në listën e selisë blu në kryeqytet.
Pas vlerësimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Piciri do të betohet në Kuvend si deputet e ligjvënës.
Aktualisht në Kuvendin e Republikës janë 102 deputetë.