Tjetër rrjedhje nga PD, Erion Piciri dorëzon formularin në KQZ

Një tjetër emër nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për Erion Picirin, i cili ka qenë kandidat për deputet në listën e selisë blu në kryeqytet.

Pas vlerësimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Piciri do të betohet në Kuvend si deputet e ligjvënës.

Aktualisht në Kuvendin e Republikës  janë 102 deputetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi