Tjetër rast ndershmërie me karikimin e celulari në xhami, muezini lexon letrën e të panjohurit!

Një tjetër histori ndershmërie unike vjen nga një xhami në Sivas të Turqisë.

Dikush kishte karrikuar telefonin me energjinë e vendfalje, duke lënë të holla dhe një mesazh

“E mbusha telefonin tim në xhaminë tuaj, kështu që i lashë këto para. Më fal!”, shkruante i panjohuri, cituar nga muezini i xhamisë Ali Gundogdu, i cili gjeti letrën.

“Si një njeri, si një musliman dhe si një zyrtar fetar, ndihem shumë i lumtur nga kjo. Mendoj se një nivel i tillë ndershmërie dhe ndjeshmërie duhet të jetë i pranishëm jo vetëm në xhami, por në të gjitha sferat e një shoqërie”, tha Gundogdu. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi