Tjetër operacion në Greqi, kapen 4 shqiptarë e 2 grekë për kokainë

Një tjetër operacion nga policia greke, i treti për 1 marsin ku ka të arrestuar shqiptarë. Sipas policisë së vendit fqinj, kësaj radhe është goditur një grup i trafikut të kokainës, ku janë arrestuar katër shqiptarë të moshave nga 26 deri në 35 vjeç dhe dy grekë, 41 dhe 52 vjeç.

Sipas policisë greke, grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar 32 vjeç. Po kështu mësohet se grupi ka qarkulluar deri tani 3.5 kg kokainë duke fituar 300.000 euro. Gjatë operacionit u sekuestruan 224 gram kokaine, shuma monetare, celularë, etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi